Sara Duka, nga Dibra e Madhe, anëtare në Klubin e Karates “Dibra” ka fituar medaljen e artë në garat republikane të cilat u mbajtën në Maqedoninë e Veriut.
Kjo i hapi rrugë talentes së re nga Dibra për të vazhduar garën në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në Republikën e Turqisë, transmeton Fol Drejt.
Këto gara do të fillojnë të mbahen më 26 tetor.
Kryetari i Dibrës së Madhe, Hekuran Duka ka reaguar me ç’rast e ka mbështetur mbështetjen e plotë dhe pa asnjë rezervë për Sarën./FolDrejt/