Një vajzë nga Siria ka bërë publike një viedo ku ajo shfaqet e përlotur duke kërkuar ndihmë.
Ajo në videon e publikuar bëri të ditur se qindra persona kanë humbur jetën dhe nuk po i ndihmon askush, përcjell Fol Drejt.
“Unë jetoj ne Siri dhe kemi 7 vite në luftë. Kemi vuajtur shumë, kemi humbur shumë njerëz që i duam. Nuk kemi energji elektrike, nuk kemi gaz, nuk kemi asgjë për të jetuar normal si njerëzit e tjerë. Dhe tani ndodhi tërmeti por askush nuk u përpoq të na ndihmojë”, u shpreh ajo.
“Më vjen keq për Turqinë dhe ndihemi keq për situatën atje, por edhe ne në Siri kemi nevojë për ndihmë sepse edhe ne po vuajmë, ne jemi njerëz. Nuk është faji ynë që ndodhi lufta. Ne kemi nevojë për ndihmë. Njerëzit po vdesin, ose kanë vdekur. Ndërtesat janë shkatërruar nuk dhe shumë persona kanë mbetur në rrugë.
Ka fëmijë qe u kanë vdekur të gjithë familjarët. Ju lutem na ndihmoni, nuk është e drejtë kjo që po ndodh.
Çdo gjë mund të ndihmojë, bëni donacion, na ndihmoni aq sa mundeni. Nuk është faji ynë që pasaporta jonë nuk na lejon të largohemi nga shteti, nuk është faji ynë që ndodhemi në këtë shtet nga i cili nuk largohemi dot.
Të paktën ndihmojini njerëzit që kanë nevojë për ju, ata që janë duke vdekur, ata që kanë mbetur pa familjarë, ata që kanë mbetur pa shtëpi, sepse këta njerëz nuk kanë as para.
Mos dëgjoni çfarë thuhet në media që Siria është ndihmuar. Askush nuk po e ndihmon Sirinë, asnjë avion me ndihma nuk ka ardhur ne Siri.
Ju lutem na ndihmoni”, u shpreh tutje ajo./FolDrejt/