Në një udhëkryq të Prishtinës, një semafor është vendosur aq keq, sa që nuk shihet nga reklamat e lokaleve afër, shkruan Fol Drejt.
Bëhet fjalë për udhëkryqin ku kryqëzohen rrugët “Isa Kastrati” dhe “Shyt Mareci”.
Për këtë kanë reaguar edhe qytetarët në rrjete sociale.
Nuk dihet nëse pas raportimit të këtij rasti, komuna do të marr ndonjë vendim.
“Po semafori ku mbeti, si ta shikojmë?
Si vendoset semafori në këtë mënyrë kur reklama e pamundëson pamjen e semaforit?
Gjendje kjo tek udhëkryqi “Isa Kastrati” dhe “Shyt Mareci” në kryeqytet” – ka pyetur gazetarja e emisionit “Ju flet Prishtina”, Arbreshë Uka./FolDrejt/