Një vaksinë eksperimentale ARN e zhvilluar nga kompania amerikane “Moderna” në bashkëpunim me imunoterapinë “Merck” Keytruda vonon përsëritjen e kancerit të lëkurës me 44 për qind, krahasuar me terapinë vetëm me Keytruda pa vaksinë, njoftuan sot studiuesit amerikanë.
Gjetjet sugjerojnë se shtimi i një vaksine të personalizuar të kancerit ARN në teknologjinë për rritjen e përgjigjes imune të Keytruda mund të zgjasë jetën e pacientëve ose të vonojë rikthimet, tha mjeku amerikan Jeffrey Weber.
“Nga perspektiva e terapisë së kancerit, ky është potencialisht një përparim i madh,” tha Dr. Ryan Sullivan, një ekspert i kancerit të lëkurës i cili ka punuar në studim, raportoi Reuters./FolDrejt/