Vaksina anti-Covid suedezo-angleze AstraZeneca ka ndryshuar emrin në “Vaxzevria”.
Modifikimi është miratuar nga agjencia evropiane e barnave EMA pas kërkesës nga grupi prodhues, i cili ka ndryshuar gjithashtu pamjen e produktit dhe udhëzimet referuese.
Megjithse miratimi është marrë më 25 mars, ndryshimi u raportua sot nga agjencia suedeze e barnave Läkemedelsverket, bazuar në të dhënat e agjencisë evropiane EMA.
Zhvillimi vjen pas disa diskutimeve dhe kontestimeve të vaksinës për efekte anësore, të cilat përfundimisht janë refuzuar me miratimin e dytë zyrtar të rregullatorëve.