U fol shumë për vaksinën AstraZeneca për shkak të trombozave. Tani Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA po vëzhgon edhe një vaksinë tjetër për rreziqet që sjell por edhe AstraZenecan për një sëmundje tjetër të rrallë.
Agjencia Europiane e Medikamenteve e BE, EMA po verifikon një lidhje të mundshme mes vaksinës kundër Coronës të prodhuesit amerikan, Johnson&Johnson dhe sëmundjeve të trombozës. Tre nga katër raste janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara në kuadër të një studimi klinik. Një rast përfundoi me vdekje, thuhet.
Vaksina e Johnson&Johnson u lejua në mesin e marsit në BE, por në ndryshim nga SHBA ende nuk është futur në përdorim. Komisioni Europian pret që vaksina të livrohet pas më shumë se një jave. Në tremujorin e parë do duhet të ofrohen 55 milionë doza. Ndryshe nga vaksinat e tjera në produktin e firmës belge Janssen, pjesë e koncernit Johnson&Johnson mjafton vetëm një dozë për mbrojtjen nga virusi.