Ka nisur sot rreth orës 10:00 në sheshin Skënderbej në kryeqytet procesi i vaksinimit masiv i popullsisë për moshat 70 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një tendë në shesh ku qytetarët do të mund të marrin vaksinën kineze tashmë.
Personat mbi moshën 70 dhe 75 vjeç që do të vaksinohen me vaksinën kineze do të lajmërohen nga mjeku i familjes.
Rama: U hap rruga për vaksinimin masiv dhe të shpejtë, të gjithë qendrat shëndetësore kanë filluar vaksinimi, janë dhe këto pika që ndihmojnë, objektivi ynë është që brenda majit të kemi të vaksinuar 500 mijë qytetarë, kemi vënë qershorin si afat të mos na thoni pse se mbani fjalën, por brenda majit kam bindjen që do të jenë vaksinuar. Kemi siguruar sasi të konsiderueshme dhe vijojmë punë për të siguruar të gjithë sasitë e nevojshme dhe shpresoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar. Kemi bindjen që deri në pranverën e ardhshme do të jetë e vaksinuar e gjithë popullata, por mendoje se mund ta bëjmë më shpejt. Jeta është bërë stresuar për shkak të pandemisë dhe çlirimi i tyre është kënaqësinë më e madhe që kam marrë gjatë këtij procesi. Nuk do të kërkohet pasaportë vaksinimi për turistët.