Jeff Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, është takuar me ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, transmeton Fol Drejt.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Hovenier tha se është rikonfirmuar përkushtimi për t’i dalë në ndihmë Kosovës, në luftën kundër COVID-19.
Në llogarinë e tij në Twitter ai ka shkruar se:
“Vaksinimi dhe përdorimi i duhur i maskave mbeten mbrojtja më e mirë kundër infeksioneve serioze.”
Ditëve të fundit, ka pasur një rritje enorme të numrit të të infektuarve me COVID-19, ndërsa në vazhdimësi po bëhet thirrje për respektim të masave dhe vaksinim kundër virusit në fjalë./FolDrejt/
With @MSH_GovKS Minister Latifi reaffirmed our commitment to assist Kosovo in its fight against #COVID19. Vaccination & proper mask use remain the best defenses against serious infection. #MaskUp #SleeveUp #Vaksinohu pic.twitter.com/yI4lyFhez7
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 18, 2022