Vaksinimi masiv i popullatës kundër Kovid-19 në vend do të fillojë zyrtarisht nesër, e hënë, me “Sputnik V”. Vaksinimi do të bëhet në pikat në A1 Arena (salla “Boris Trajkovski”) ndërsa janë caktuar 3000 terminë për qytetarët.
Në këtë fazë do të imunizohen personat që punojnë në Ministria e Brendshme, ARM, gazetarët, shërbimet nga Qyteti i Shkupit, shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, të punësuarit në Çerdhe dhe punësuarit në pikat pagesore.