Një valë të nxehti po përfshin pjesë të Evropës Jugore dhe Afrikës veriperëndimore, me potencialin për të thyer temperatura rekord në ditët në vijim.
Temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë, raporton BBC.
Në Itali, temperaturat mund të arrijnë pothuajse 49 gradë, dhe një alarm i kuq i motit është në fuqi në 10 qytete, përfshirë Firencen dhe Romën./FolDrejt/