Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin ekspozimin e tepërt në diell, të hidratohen dhe të kujdesen për më të rrezikuarit për të mos rënë nga goditja e nxehtësisë.
Vala e të nxehtit nga fillimi i javës që goditi Evropën Perëndimore u forcua dhe i afroi temperaturat më të lartat për këtë periudhë të vitit – mbi 40 gradë, sipas shërbimeve kombëtare meteorologjike.
Spanja ishte afër temperaturave rekorde të qershorit në katër dekadat e fundit sot, një zonë në Francë ndaloi aktivitetet në natyrë dhe thatësira i trembi shumë fermerët italianë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.