Në një kohë kur sistemi shëndetësor ndodhet në një gjendje kolapsi, Delhi Verior po përballet edhe me mungesën e druve për djegien e trupave. Me anë të një letre, kryebashkiaku i Delhi-t Verior Jai Prakash i kërkoi ministrit kryesor të Delhit Arvind Kejriwal, që t’i drejtohej departamentit të pyllit për furnizim të vazhdueshëm me dru.
“Ju lutem, jepini udhëzimet e duhura departamentit të pyjeve në mënyrë që krematoriumet të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre pa ndërprerje dhe familjet e të ndjerëve të mos vihen në asnjë lloj vështirësie,” shkruhet në letër.
Delhi është goditur rëndë nga vala e radhës e koronavirusit, ndërsa qeveria lokale raportoi 381 viktima në kryeqytet të martën. Në mbarë vendin, India numëron tashmë 200 mijë vdekje të shkaktuara nga Covid-19, pasi regjistroi 3,293 humbje jete të tjera në 24 orët e fundit