Episodi i racizmit i ngjarë në La Liga në ndeshjen mes Kadizit dhe Valencias (fituar nga vendasit 2-1) sigurisht që tronditi dhe bëri bujë.
Francezi Mouktar Diakhabi u shfaq shumë i nervozuar për disa çaste në fushë në minutën e 30 të sfidës. Nervozizmi i tij ishte i dukshëm dhe pasi shokët e skuadrës dëgjuan çfarë kishte ndodhur, vendosën t’i bashkoheshin atij dhe të largoheshin nga fusha e lojës.
Më pas, skuadra doli në fushë përsëri dhe vazhdoi lojën, por Diakhabi qëndroi në dhomat e zhveshjeve dhe më pas u shfaq në tribun duke ndjekur sfidën. Sipas një komunikate zyrtare të klubit të Valencias, kishte qenë vetë lojtari ai që u kishte kërkuar shokëve të skuadrës që të vazhdonin takimin pa të.
Ndërkohë sipas Gaja, lojtari i Valencias, skuadra u kthye në fushë pasi u kërcënua nga La Liga se do të humbiste 3-0 në tavolinë…