Armando Broja vazhdon të vlerësohet për golat dhe paraqitjet e tij në Angli. Goli i shënuar nga sulmuesi shqiptar është shpallur si realizimi më i bukur i javës në FA CUP dhe është pikërisht goli i shënuar ndaj West Ham në fitoren 3-1 për skuadrën e Southampton.
20-vjeçari shqiptar ishte protagonist kryesorë në këtë takim edhe pse u fut në fushën e lojën në pjesën e dytë, ndërsa Broja fitoi penallti dhe shënoi edhe një gol spektakolar.
Një “vallëzim” mes mbrojtësve kundërshtarë me topin që përfundon në fundin e rrjetës me golin e “shqiponjës” kuqezi që tashëm është shpallur si më i bukuri në këtë kompeticion, me Southampton që e ka shpërndarë edhe në profilin zyrtarë të skuadrës.
The goal 💫
The celebration 😍@armandobroja9‘s strike against #WHUFC has been named as #EmiratesFACup Goal of the Fifth Round: pic.twitter.com/hIfa3EXS5G— Southampton FC (@SouthamptonFC) March 16, 2022