Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde është afër një kalim te Liverpool, shkruan El Nacional.
Gazeta shkruan se Reds ishin të interesuar më parë për uruguaianin dhe dërguan një ofertë prej 60 milionë eurosh, të cilën klubi madrilien e refuzoi kategorikisht, duke kërkuar 100 milionë.
Në atë kohë, anglezët nuk ishin gati të paguanin aq shumë, por gjërat kanë ndryshuar, kështu që tani ata përgatitën një ofertë të re – do të paguanin 80 milionë euro menjëherë plus 20 milionë përmes bonuseve të ndryshme me kalimin e kohës.
Është një ofertë që Reali tashmë po e mendon më seriozisht dhe po e merr parasysh.
Valverde luajti 56 ndeshje për Real Madridin sezonin e kaluar, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë shtatë asistime, transmeton Fol Drejt.