Futbollisti i Liverpool dhe kombëtarja holandeze Virgil van Dijk ka pranuar se është në gjendje të keqe për shkak të shumë ndeshjeve që ka luajtur këtë sezon, sipas mediave britanike.
Në vitin 2018, Van Dijk mbërriti në Liverpool nga Southampton për 85 milionë euro. Ai është kritikuar këtë sezon për formën e tij të dobët.
“Kam luajtur shumë ndeshje, trupi im thjesht u shkatërrua. Ky është një ritëm që nuk mund të mbahet. U ktheva në fushë shumë shpejt pas një dëmtimi të komplikuar. Duhet të kisha bërë një pushim para Kupës së Botës në Katar,” Van Dijk tha, transmeton Fol Drejt.