Mbi jugperëndim të ShBA-ve, një valë ekstreme nxehtësie ekstreme, që rrokë nga bregu në breg një sipërfaqe të banuar me 110 milionë njerëz, shkruan Fol Drejt.
Rekordet e temperaturës mund të thyhen në 38 qytete.
Në Las Vegas, vala e fortë e të nxehtit po kërcënon të thyej rekordin e lartë të qytetit prej 117 F (47.2C).
Kjo vjen pasi temperaturat në rritje po godasin gjithashtu Evropën Jugore bashkë me Kanadanë e cila po lufton me sezonin më të keq të zjarreve në historinë e saj.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimet klimatike të lidhura me aktivitetet njerëzore do të çojnë në një rritje të ashpërsisë dhe shpeshtësisë së ngjarjeve ekstreme të motit.
Diku tjetër në jugperëndim të SHBA-së, qindra zjarrfikës kanë luftuar me zjarret e furishme në vapë të madhe dhe lagështi të ulët në periferi të Los Anxhelosit.
Temperaturat në “Death Valley” në Kaliforni arritën 128F (53.9C) të dielën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS). Është vendi i temperaturës më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Tokë: 134F (56.7C).
Rrugët zakonisht të mbushura me njerëz të Las Vegasit ishin dukshëm më të zbrazëta se normalja të dielën, me rojet e sigurisë që monitoronin shatërvanet e kazinove dhe hoteleve për të parandaluar që njerëzit të hidheshin brenda.
Rripi i famshëm ishte një ferr i qetë. Disa njerëz dolën jashtë, por kryesisht vetëm për të kaluar rrugën për në kazinonë tjetër. Dhe ata që dolën ishin kryesisht të dehur.
Ekspertët sugjerojnë qytetarët që të kenë shumë kujdes, e të mos dalin pa nevojë në pikun e ditës./FolDrejt/