Raphael Varane mund të jetë përforcimi kryesor i Manchester United për sezonin tjetër. Lojtari ka edhe një vit tjetër kontratë me Realin e Madridit, por sipas mediave në Spanjë ka shprehur dëshirën për ta mbyllur aventurën e tij me “los blancos” në fund të këtij sezoni.
Manchester United është i gatshëm të përfitojë menjëherë, teksa dëshira është që edicionin e ri të ketë një dyshe në qendër të mbrojtjes të formuar nga Raphael Varane dhe Harry Maguire.
Edhe pse ka dhe vetëm një vit kontratë, Reali nuk mund të privohet pa përfituar shifra të rëndësishme dhe kërkesa e “merengueve” konsiston në 60 milionë paundë, një shifër që spanjollët do ta ri-investonin menjëherë në merkato. Klubi anglez do të synojë ta reduktojë deri diku kërkesën e madrilenëve, megjithatë është i gatshëm edhe të shpenzojë për 27-vjeçarin francez, sepse është profili më i përshtatshëm për mbrojtjen e Manchesterit.