Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka këshilluar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që në rrugën drejt integrimit në BE të inkuadrohet si shoqëri qeverisëse që bashkëpunon me opozitën.
“Përgatitja për anëtarësim do të ndikojë në shumë pjesë të shoqërisë. Besoj në ju për të bërë një qasje, duke bashkëpunuar me palët e interesit, me opozitën, dhe ne do ju mbështesim”, transmeton Fol Drejt.
“Shqipëria është kandidate për BE që në 2014. KE-ja ka mbështetur integrimin dhe ka rekomanduar që të hapen negociatat që në 2018. Kemi qëndruar pranë jush dhe kemi punuar. Ky është një hap kilometrik, ju keni reformuar institucionet demokratike. Lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar janë për t’u lavdëruar”.
Midis tjerash ai ka ngritur lart punën e Shqipërisë në luftën me korrupsionin.
“Në këtë fazë të re që është kërkuese, besoj se Shqipëria do të intensifikojë punën për sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit apo të drejtat e pronësisë. Jemi të gatshëm që të mbështesim për negociatat. Negociatat e arsimit do të kërkojnë vullnet të fortë politike në drejtimin e punëve, koordinim mes institucioneve dhe administratës”./FolDrejt/