Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi, shprehet se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në “Twitter” pas takimit me kryeministrin bullgar Borisov, Varhelyi shkruan se BE duhet të bëjë përpara me zgjerimin si dhe “të rritet konvergjenca e rajonit me BE dhe të mbështet rimëkëmbja e tij“.
Vizita e Varhelyit në Bullgari vjen pas kundërshtimeve të këtij vendi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.