Holanda regjistroi rastin e parë të Centaur, varianti BA.2.75 i koronavirusit që është gjetur tashmë në disa vende të tjera.
Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers i ka kërkuar shërbimit shëndetësor komunal (GGD) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) që të përgatiten për një injeksion tjetër pas verës. Ka “plane për një shtrirje edhe më të gjerë të fushatave të vaksinimit në vjeshtë”, pohoi një ditë më parë kreu i vaksinave në Agjencinë Evropiane të Barnave, Marco Cavaleri.
“Edhe pse nuk ka prova se variantet e reja po i sëmurin më rëndë njerëzit sesa shtame të mëhershme të virusit, rritja e transmetueshmërisë në grupmoshat e mëdha po fillon të përkthehet në problem më serioze. Doza e dytë shtesë po këshillohet tani në BE për personat e moshave 60-79 vjeç, si dhe atyre që janë më të cenueshëm në çdo moshë tjetër”.
Me pandeminë në vitin e tretë, pothuajse të gjitha vendet europiane e kanë hequr shumicën e kufizimeve të koronavirusit dhe njerëzit po përdorin pushimet verore për të harruar makthin e dy viteve të para të shpërthimit global të sëmundjes që ka vrarë më shumë se 6.3 milionë njerëz në mbarë botën. Virusi nuk po përhapet sërish vetëm në Europë. Organizata Botërore e Shëndetësisë pohoi se numri i rasteve të reja u rrit me 18% në javën e kaluar, me më shumë se 4.1 milionë infektime të raportuara globalisht./tch/