Për të ditën tretë radhazi India ka regjistruar 4,000 viktima në 24 orë. Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se janë regjistruar 343, 144 raste të reja në 24 orët e fundit. Situata është përkeqësuar veçanërisht në Uttar Pradesh.
Ndërkohë numri i të infektuarve në Indi është rritur me 24 milion të prekur, ndërsa varianti indian po përhapet me shpejtësi thuajse në të gjithë globin.
Ky variant B.1.617 i Covid është identifikuar fillimisht në Indi dhe më pas është zbuluar në Kanada, SHBA, bëri me dije Jairo Mendez ekspert i sëmundjeve infektive të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Gjithashtu ai është zbuluar edhe në Britani dhe Singapor. Shqetësimi është ngritur edhe në Mbretërinë e Bashkuar , për shkak se ka një dyfishim të rasteve më këtë variant.
Ndërkohë vala e dytë e shpërthimeve është shoqëruar me një ngadalësim të vaksinimeve, edhe pse kryeministri Narendra Modi njoftoi se që nga 1 maji të gjithë të rriturit do të marrin dozën e vaksinës anti-Covid.