Rusia ka regjistruar rastin e parë të variantit Omicron të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Fol Drejt.
Në njoftimin e bërë nga Shërbimi Rus i Shëndetit të Njeriut dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit, bëhet e ditur se varianti Omicron është zbuluar tek dy persona të kthyer nga Afrika e Jugut, shkruan AA.
Më tej njoftohet se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullsinë ruse nga varianti Omicron.
Deri më tani, në Rusi 282 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 9,8 milionë raste.