“Sanksionet duhet të jenë edhe më të ashpra. Sa i përket gazit, Rusia ende mund ta shesë atë. Në kontekstin e përjashtimit të të gjitha bankave ruse nga sistemi SWIFT, ne mendojmë kryesisht për Gazprombank,” tha zëvendësministri i Jashtëm polak.
Zyrtarët e BE-së tashmë janë duke punuar për paketën e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë, tha sot zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Pavel Jablonski, transmeton Fol Drejt.
I pyetur nëse puna për paketën e shtatë të sanksioneve ka filluar tashmë, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme polake u përgjigj pozitivisht për agjencinë polake të lajmeve./FolDrejt/