Papa Françesku ka njoftuar planet për të zbuluar arkivat sekrete të Papa Piut XII, që potencialisht mund të hedhin dritë mbi veprimet e Vatikanit gjatë Holokaustit.
Një lëvizje e tillë është kërkuar nga hebrenjtë për dekada.
Çifutët kanë kërkuar gjatë që dokumentet të zbulohen, ndërsa Piu XII, i cili mbretëroi që nga viti 1939 deri në vitin 1958, akuzohet se ka qëndruar indiferent, teksa Holokausti u shpalos në Evropë.
Vatikani ka pohuar se Pio ka punuar qetësisht prapa skenave për të shpëtuar hebrenjtë dhe për të mos e përkeqësuar situatën.
Duke deklaruar se “kisha nuk ka frikë nga historia”, Françesku njoftoi të hënën se arkivat do të hapen më 2 mars 2020. Grupet hebraike e kanë mirëpritur lajmin.