Inspektimet e anijeve që transportonin grurë nga portet e Ukrainës vazhduan në ngushticën e Bosforit pas dy ditësh bisedimesh midis Kievit dhe Moskës, tha sot Ismini Pala, zëdhënëse e Qendrës së Përbashkët Koordinuese (JCO) në Stamboll.
Palët kanë rënë dakord për pjesëmarrjen e anijeve të reja në iniciativë dhe “skuadrat e inspektimit janë tashmë në punë”, tha Pala, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Dhe zëvendëskryeministri ukrainas Oleksandr Kubrakov vuri në dukje se inspektimet e anijeve vazhduan bazuar në marrëveshjen për eksportin e sigurt të grurit nga portet e Detit të Zi ukrainas me ndërmjetësimin e OKB-së./FolDrejt/