Popullsia kosovare në përqindje mjaft të lartë përbëhet nga të rinjtë. Mirëpo, Kosova rrezikohet të mbetet pa shumë nga ta, pasi që një pjesë e madhe e tyre po aplikojnë për viza pune jashtë vendit.
Një ndër ta është 20 vjeçari Arlind Hoti, i cili po aplikon qe gjashtë muaj.
Edhe të rinjë të tjerë, kanë arsye të ngjashme se pse duan ta lëshojnë Kosovën.
Por se sa persona po e lëshojnë Kosovën kohëve të fundit e tregon Lirim Krasniqi nga organizata për diasporën, Germin.
Krasniqi thotë se trendi i largimit jashtë vendit është në rritje.
E sipas Krasniqit, synimi kryesor i të rinjve kosovarë është shteti gjerman, për arsye se i ofron kushtet më të mira për punëtorë.
E se të rinjtë po ikin nga demotivimi që e marrin nga përballja me sistemin politik kosovar, e thotë profesori i Sociologjisë, Jeton Brajshori.
Në dy vitet e fundit pandemia e ka rënduar edhe më shumë ekonominë e Kosovës.