Autoritetet indoneziane vazhduan të luftojnë sot për të ofruar ndihma për mijëra të evakuuarit e detyruar nga shtëpitë e tyre pas një tërmeti vdekjeprurës në Java Perëndimore që vrau të paktën 271 njerëz dhe la 40 të zhdukur.
Shiu, rrëshqitjet e dheut dhe terreni i vështirë malor po pengojnë punën e ekipeve të shpëtimit, njoftoi Reuters.
Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi qytetin Cianjur të hënën, rreth 75 kilometra në jug të kryeqytetit, Xhakarta, transmeton Fol Drejt.