Autoritetet franceze konfirmuan se kanë sekuestruar një rezidencë me vlerë prej 120 milionë dollarë që i përket oligarkut rus Roman Abramovich, raporton Daily Mail.
Kjo pronë është një nga 12 rezidencat franceze në pronësi të Abramovich në të gjithë vendin, të gjitha janë sekuestruar në javët e fundit, shkruan Daily Mail.
Rezidenca e fundit e sekuestruar e Roman Abramovich ndodhet në Rivierën franceze, bregdeti mesdhetar i Francës juglindore ku ndodhen plazhet magjepsëse të Saint-Tropez dhe Cannes, si dhe ‘mikroshteti’ i pavarur i Monakos.
Zyrtarët francezë aktualisht po godasin aktivitetet e rusëve të pasur në vendin e tyre, me qëllim që t’i bëjnë presion Presidentit rus Vladimir Putin që të tërhiqet nga lufta në Ukrainë.
Abramovich, i cili ka një pasuri neto prej 8.3 miliardë dollarësh, është një i besuar i Kremlinit me lidhje të ngushta me Putinin./FolDrejt/