Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se përleshjet me ushtrinë ruse vazhdojnë në qendër të qytetit Severodonetsk në lindje të vendit.
Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm është vlerësuar situata e fundit në frontet në drejtim të Donetskut, ku vazhdon lufta që Rusia nisi kundër Ukrainës 100 ditë më parë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Theksohet se ushtria ruse vazhdoi të bombardojë pozicionet e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës në drejtim të Severodonetsk dhe infrastrukturës civile në rrethet Severodonetsk, Borovskoye, Ustinovka dhe Lisichansk.
Duke u shprehur se ka pasur përleshje përgjatë gjithë linjës në drejtim të Donetskut, thuhet se pushtuesit rusë u tërhoqën në pozicionet e tyre pasi humbën më shumë se 10 vendbanime.
Thuhet se në trupat ruse mbizotëronte demoralizimi për shkak të rotacionit të vonuar.
Njoftohet se të paktën gjysma e brigadës së pushkëve të motorizuara të 150-të të ushtrisë ruse e pozicionuar në drejtim të Popasnaya në Rajonin e Luganskut pësuan humbje të konsiderueshme.
Gjithashtu njoftohet se në 24 orët e fundit janë shkatërruar 5 tanke, 3 sisteme artilerie, 2 mjete të blinduara dhe 3 mjete ajrore pa pilot të tipit Orlan-10 të Rusisë./FolDrejt/