Presidenti amerikan Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë më shumë sisteme artilerie në Ukrainë, e cila po përballet me një ofensivë të përtërirë ruse në lindje, shkruan BBC, përcjell FolDrejt.
Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë ofruar 3.2 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën që nga krijimi i administratës së Bidenit, duke përfshirë 2.6 miliardë dollarë që nga konflikti i 24 shkurtit.
“Ajo që ne kemi bërë është pikërisht ajo që presidenti donte që nga fillimi – për të ofruar ndihmë të konsiderueshme sigurie dhe ekonomike, si dhe mbështetje për popullin ukrainas,” tha të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jennifer Psaki./FolDrejt/