29 persona kanë humbur jetën në Afganistan deri më tani si pasojë e përmbytjeve masive të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Përmbytjet ashtu si çdo vit tjetër kanë shkatërruar edhe dhjetëra shtëpi. Shirat e dendur gjatë 24 orëve të fundit kanë goditur sidomos provincat Parëan, Kapisa dhe Nangarhar.
Ekipet e ndihmës të dërguara në zonat e prekura po shpresojnë se ende mund të gjejnë të mbijetuar në zonat e shkatërruar.
Ndërkohë që të paktën 100 veta janë raportuar të zhdukur në provincën Parëan.
Që kur talebanët u rikthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, ndihmat nga organizatat e huaja për përballimin e fatkeqësive natyrore janë reduktuar në mënyrë dramatike./tch/