Izraelitët dolën sërish në rrugë në të gjithë vendin duke protestuar kundër rregullores së gjyqësorit të qeverisë së koalicionit nën udhëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Izraelitët të cilët zhvillojnë protesta masive në mbrëmjen e të shtunës çdo javë kundër rregullores gjyqësore të qeverisë së koalicionit të ekstremit të djathtë nën kryesimin e Netanyahut dhe politikave të djathta, zbritën sërish në sheshe në javën e 31-të të protestave.
Në protestat e mbajtura në pika të ndryshme në të gjithë vendin, kryesisht në qytetet si Tel Aviv, Kudsi Perëndimor, Haifa, Beersheba, Herzliya dhe Rehovot morën pjesë dhjetëra mijëra izraelitë.
Në Tel Aviv në të cilin ashtu si çdo javë u mbajt protesta me pjesëmarrje më intensive, protestuesit u mblodhën para Kompleksit të Qeverisë në Bulevardin Kaplan.
Liderët e lëvizjes protestuese kundër qeverisë Netanyahu, në podiumet e ngritura këtu mbajtën fjalime kritikuese ndaj rregullores gjyqësore të qeverisë dhe akuzuan Netanyahun për përpjekje për eliminimin e mbizotërimit të ligjit duke shkaktuar një krizë të mundshme kushtetuese.
Protestuesit me flamuj izraelitë brohoritën me sloganet “demokraci” të shoqëruara nën ritmin e daulleve, bilbilave dhe borive.
Protestuesit hapën një pankartë gjigande e cila është e pranishme çdo javë në Bulevardin Kaplan dhe këtë javë mbajtën pankartën me siluetën e Netanyahut me mbishkrimin “100 për qind gënjeshtra”.