Grevat e rafinerive vazhduan në Francë, me më shumë demonstrata që u zhvilluan në të gjithë vendin mes pakënaqësisë publike mbi planin e qeverisë për të rritur moshën e pensionit shtetëror pa votim në parlament, raporton Reuters.
Agjencia thotë se trazirat në rritje, të kombinuara me grumbullimin e mbeturinave në rrugët e Parisit pasi punëtorët e shërbimeve u bashkuan protestave, është sfida më e vështirë për presidentin Emmanuel Macron që nga të ashtuquajturat protesta të “Jelekëve të Verdhë” në dhjetor 2018, përcjell Fol Drejt.
Rreth 37 për qind e stafit operacional në rafineritë dhe depot e TotalEnergies – në vendet përfshirë Fezine në Francën juglindore dhe Normandinë në veri – janë në grevë sot, tha një zëdhënës i kompanisë.
Ndërkohë vazhduan valët e grevave hekurudhore.
Policia e trazirave u përlesh me protestuesit të premten mbrëma në Paris në Place de la Concours, pranë ndërtesës së Parlamentit, duke rezultuar në arrestimin e 61 personave.
Një aleancë e gjerë e sindikatave kryesore të Francës ka thënë se do të vazhdojë të mobilizohet në një përpjekje për të parandaluar reformat e pensioneve. Aksioni mbarëkombëtar është planifikuar për të enjten.
Ndërsa tetë ditë protesta në të gjithë vendin që nga mesi i janarit dhe shumë aksione lokale deri më tani kanë qenë kryesisht paqësore, trazirat e tre ditëve të fundit kanë kujtuar protestat e “Jelek Verdhëve” që shpërthyen në fund të vitit 2018 për çmimet e larta të karburanteve dhe e detyroi Macron në një kthesë të pjesshme në lidhje me taksën e dioksidit të karbonit.
Reforma e Macron tani kërkon rritjen e moshës së pensionit me dy vjet në 64, gjë që qeveria thotë se është thelbësore për të siguruar që sistemi të mos falimentojë, kujton Radio Evropa e Lirë./FolDrejt/