Dy anëtarë të forcave të sigurisë të Iranit janë vrarë në protestat e vazhdueshme kundër autoriteteve, kanë thënë media shtetërore.
Videot në mediat sociale tregojnë studentë dhe nxënëse që u bashkohen demonstratave në të gjithë vendin, shkruan BBC.
Dhjetra protestues janë vrarë që nga fillimi i trazirave muajin e kaluar pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim.
Mahsa Amini u arrestua në Teheran nga policia e moralit pasi dyshohet se nuk i ka mbuluar flokët siç duhet.
Kurdja iraniane 22-vjeçare vdiq në paraburgim më 16 shtator, tre ditë pas arrestimit të saj./FolDrejt/