Të shtunën i gjithë territori do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga jugperëndimi i vendit.
Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë me vranësira të dendura dhe reshje shiu, shkruan Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Fol Drejt.
Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të jenë në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë të intensitetit të dobët e herë-herë mesatar.
Temperatura më e ulët do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmet 11 deri në 14 gradë Celsius. Do të fryejë erë kryesisht nga ana e jugperëndimit dhe perëndimit me shpejtësi 1 deri në 8 m/s./FolDrejt/