Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdojë gjykimet për lëndët “Tortura, “Tarifa”, “T.N.T”, dhe “Total” të Prokurorisë Speciale Publike.
Lënda “TNT”, gjendet në procedurë dëshmuese dhe e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa mes të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjendet në arrati në Hungari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajnkovski.
Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale me urrejtje politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canovskit.
Lënda “Tortura” në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, shefi i njësitit “Alfa” Ivica Antevski-Puki dhe pesë persona tjerë, ndodhet në fazën e dëshmive.
PSP i akuzon për dhunë, sjellje jonjerëzore dhe ndëshkim, për mënyrën e arrestimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Ndërkaq, në lëndën “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.
Ata dyshohen për blerje joligjore të sistemeve softverik për nevojat e kompanisë, në vlerë prej katër milionë euro.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizim publik të softuerit – “ERP sistem”. Të akuzuarit me mosrealizimin e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorciumi, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë.
Lënda “Total” ka të bëjë me evazion fiskal nga ana e gazetari Dragan Pavllovski-Latas. Ai dyshohet për fshehjen e tatimit si pronar dhe drejtues i kompanive për marketing dhe shërbime për konsalting “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Qendra” SHPKNJP Shkup.
I dyshuari në fjalë akuzohet se në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona të tjerë juridikë në llogaritë përfundimtare dhe fletëparaqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të falsifikuara. Personat juridikë kanë dëmtuar buxhetin shtetëror me 121 mijë.