Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se sot në Zveçan është sulmuar edhe vetura e ekipit të gazetarëve nga KALLXO.com, raporton Fol Drejt.
“Një sulm tjetër është shënuar gjatë ditës së sotme ndaj veturës së ekipit të kallxo.com, në Zveçan. Në fotografitë e publikuara nga media, shihet se protestuesit lokalë i kanë thyer xhamat veturës, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar”, shkruan në komunikatën e AGK-së.
Ky shënon sulmin e 17 ndaj medieve që po raportojnë nga komunat veriore të Republikës së Kosovës, që nga dita e hënë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe në asnjë mënyrë të mos rrezikojnë sigurinë e tyre për hir të raportimit. /FolDrejt/