Koreja e Veriut njoftoi se ka lëshuar dy raketa tokë-tokë përderisa vijon stërvitja e përbashkët ushtarake midis Koresë së Jugut dhe SHBA-së, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Koresë së Veriut KCNA të bazuar në burimet ushtarake, thuhet se dy raketa me rreze të mesme që u lëshuan nga rajoni Hwanghae, kanë goditur me saktësi të plotë objektivin që ndodhej në rajonin Hamghyong.
Burimet ushtarake të Koresë së Veriut kanë deklaruar se “duke i qëndruar besnike politikës revolucionare të partisë, ushtria jonë ka aftësinë që të përmbushë çdo detyrë”.
Testimet janë kryer teksa vazhdon stërvitja “Mburoja e Lirisë” (Liberty Shield) e cila zhvillohet mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së.
Stërvitja “Mburoja e Lirisë” filloi dje dhe pritet të vazhdojë deri më 23 mars.
Në deklaratën e bërë nga Koreja e Jugut lidhur me stërvitjen ishte theksuar se “kjo është një stërvitje e detajuar në planin e operacionit të përbashkët të projektuar për të mbrojtur Korenë e Jugut kundër agresivitetit të mundshëm të Veriut”.