Vatra e zjarrit vijon të jetë ende aktive dhe deri tani janë djegur 5 hektarë shkurre.
Zjarri ka përparuar në jug të Malit të Çikës në drejtim të Llogarasë.
Edhe pse është larg Llogarasë po krijohet një grup për mbajtjen nën kontroll, por terreni është i vështirë.
Forcat e zjarrfikësve të Himarës, por dhe prefektura e Vlorës ndodhen në terren për ta mbajtur nën kontroll, pasi era që po fryn nga jugu po e përkeqëson situatën dhe po i çon flakët e zjarrit drejt Llogorasë./TCH/