Evakuimet do të shtohen në New Mexico të SHBA-së për shkak të zjarreve që janë përhapur në një siprfaqe prej mbi 303 kilometrash katrorë në lindje dhe jugperëndim të këtij shteti amerikan, njoftuan autoritetet.
Zjarri më i madh në vend, i cili filloi më 6 prill në pesë pika të ndryshme në New Mexico, ende nuk është marrë nën kontroll.
Zjarri, i cili përfshiu edhe qytetin Santa Fe, u përhap në mbi 303 kilometra katrorë.
Autoritetet njoftuan se mijëra njerëz do të evakuohen në luginën Mora, rreth 60 kilometra në verilindje të Santa Fe-së, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Erërat e forta dhe ajri i thatë e kanë bërë të vështirë luftimin e zjarrit. Mësohet se flakët janë përhapur shumë më shpejt se sa pritej.
Dy mijë pjesëtarë të zjarrfikësit dhe personelit ndihmës janë angazhuar për të vënë nën kontroll zjarrin, i cili ka dëmtuar rreth 30 mijë hektarë tokë./FolDrejt/