Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat speciale policore e ushtarake serbe, nxiti autoritetet e Prishtinës zyrtare të merrnin një vendim tjetër të ashpër: bllokimin e kufijve për mallrat serbe, shkruan Fol Drejt.
Policët në Kosovë u arrestuan në vendin e quajtur Tresave/ Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.
Më 15 qershor, dhjetëra kamionë me targa të Serbisë dhe me të Kosovës, u panë të parkuar në anën serbe të kufirit në Merdare, pasi nuk u lanë të futen në Kosovë.
Nga bashkësia ndërkombëtare është bërë thirrje që Prishtina dhe Beogradi zyrtar të marrin masa të menjëhershme për deeskalimin e situatës, e në veçanti nga kjo e fundit, të merr vendim që t’i lirojë pa kushte tre policët e rrëmbye. Më konkretisht, Departamenti i Shtetit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), dhe sot Britania e Madhe, kanë kërkuar nga Serbia t’i lirojë menjëherë policët e marr peng./FolDrejt/