Kryetari i Mitrovicës së Veriut, bashkë me kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e kryetarëve të komunave, raporton Fol Drejt.
Këto vendime zinxhirore erdhën pasi Milan Radojeviq deklaroi i pari se nuk është më kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, të njëjtin veprim e kanë marrë edhe kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçan.
Veç kryetarëve, edhe këshilltarët komunalë serbë, kanë dhënë po ashtu, dorëheqje.
Kjo vjen pas njoftimit të Listës Serbe për tërheqjen nga institucionet e Kosovës.
Si rezultat një numër i pjesëtarëve serbë të policisë i zhveshën uniformat duke treguar kështu refuzimin e institucioneve në Prishtinë.
Sot me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut do të mbahet një protestë e organizuar nga kjo parti e cila i ka tre kërkesa.
Përndryshe: anulimi i vendimit për targa, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe vendosja e një komandanti serb në veri, janë kushte të paraqitura nga pala serbe, për t’u rikthyer në institucione./FolDrejt/