Komuna e Malishevës po vazhdon të bëjë dezinfektimin e objekteve dhe hapësirave të jashtme tek familjet e rasteve të prekura me koronavirus.
“Gjatë ditës së sotme janë dezinfektuar edhe dy objekte të këtyre rasteve, duke e përmbyllur ciklin e dezinfektimit të të gjitha rasteve të prekura deri më tani”, thuhet në komunikatën e komunës.
“Që nga fillimi i marrjes së masave parandaluese dhe masave tjera për luftimin e pandemisë së COVID-19, Komuna e Malishevës, disa herë ka bërë dezinfektim të hapësirave në qytetet, pastaj objektet e institucioneve, përfshi edhe objektet shëndetësore, si dhe me projektin humanitar të “Zona Park”, edhe shtëpitë e të prekurve”.
Pos masës së dezinfektimit të deritanishëm, në ditët në vijim komuna e Malishevës, pritet ti shtoj këto masa parandaluese të dezinfektimit.