Njëmbëdhjetë anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes historike të Stambollit për eksportin e drithërave, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare.
Ministria, në një deklaratë, e cila nuk zbuloi pikat e nisjes apo destinacionet e anijeve, tha se dërgesa e drithërave vazhdon në mënyrë të sigurt dhe të planifikuar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina më 22 korrik nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për rifillimin e eksportit të drithit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.
Po ashtu, në Stamboll është hapur një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja për të mbikëqyrur dërgesat./FolDrejt/