Autoritetet rajonale të Rostovit do të ofrojnë 3.274 vende në qendrat e akomodimit të përkohshëm për qytetarët e rajoneve Donetsk dhe Lugansk.
Evakuimi i civilëve nga Donetsk dhe Lugansk që ndodhen në rajonin ukrainas Donbas ka vazhduar sot drejt Rostov-it të Rusisë, shkruan AA.
Separatistët pro-rusë në rajonin Donbas të Ukrainës lindore urdhëruan një evakuim masiv të qytetarëve në Rusi të premten mbrëma.
“Autoritetet rajonale të Rostovit do të ofrojnë 3.274 vende në qendrat për strehim të përkohshëm për qytetarët e Republikave Popullore të Donetsk dhe Lugansk – DNR dhe LNR”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.
Udhëheqësit e Donetskut dhe Luganskut pretendojnë se Ukraina po përgatit një ofensivë ushtarake në rajon dhe thonë se do t’i japin përparësi evakuimit të grave, fëmijëve dhe të moshuarve në rajonin e Rostovit përtej kufirit.
Ukraina i ka mohuar akuzat. Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny tha se Kievi nuk planifikon “asnjë operacion sulmues ose granatim të civilëve në Donbas”./FolDrejt/