Avioni i parë ushtarak gjerman me 101 persona të evakuuar nga Sudani, për shkak të konfliktit të fraksioneve ushtarake, mbërriti në Berlin herët sot në mëngjes, avioni ushtarak holandez u nis nga vendi afrikan për në Jordani, Franca gjithashtu vazhdon të kthejë qytetarët e saj, ndërsa Zvicra mbylli ambasadën në Khartoum dhe evakuoi stafin.
Sipas një burimi ushtarak gjerman, Airbus A321 transportoi të evakuuarit nga baza Al Azraq e Jordanisë, të cilën ushtria gjermane e përdor si pikënisje për Berlinin dhe deri më tani gjithsej 313 persona janë evakuuar nga Sudani, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme holandeze njoftoi se herët në mëngjes një grup holandezësh dhe shtetas të vendeve të tjera u transferuan me avion ushtarak nga Sudani në Jordani dhe se vendi do të vazhdojë të evakuojë qytetarët e tij dhe qytetarët e vendeve të tjera të BE-së./FolDrejt/