Përderisa vazhdojnë sulmet e Rusisë në Ukrainë, shtetasit ukrainas të evakuuar nga qyteti i Mariupol-it janë vendosur në Zaporizhzhia.
Në mesin e të evakuuarve janë edhe qytetarët të cilët ishin bllokuar për rreth dy muaj në fabrikën Azovstal në Mariupol, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë, më parë të afërmit e qytetarëve që ishin bllokuar në Mariupol organizuan një protestë kundër Rusisë në Kiev.
Turma e mbledhur në kryeqytet me pankartat e tyre në duar brohoritën slogane protestuese kundër Rusisë.
Të paktën 3.193 civilë janë vrarë dhe 3.353 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së.
Shifra e vërtetë dyshohet të jetë shumë më e lartë.
Më shumë se 5.4 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera ndërsa rreth 7.7 milionë janë zhvendosur brenda vendit, tregojnë të dhënat nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët.