Numri i madh i mërgimtarëve të cilët janë duke u kthyer në Kosovë, ka bërë që numri i madh i automjeteve të shtohet në kufijtë e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Sipas të dhënave zyrtare, pritjet janë duke zgjatur madje me orë.
Në dy vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare janë krijuar kolona deri në 500 metra. Qytetarët janë duke pritur deri në një orë për të dalë dhe për të hyrë në territorin e Kosovës.
Të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tregojnë se dy vendkalimet kufitare të lartë cekura janë më të ngarkuarat, transmeton Telegrafi.
Kurse, vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim ku dalja dhe hyrja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.