Policia e Kosovës ka vazhduar me fushatën sensibilizuese “Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës” që iu dedikohet komuniteteve pakicë, shkruan Fol Drejt.
“Sot me datën 02.05.2023 stafi i lartë menaxherial nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan ka mbajtur një takim informues me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve jo shumicë në komunën e Gjilanit. Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të u bëhet thirrje dhe të njoftohen të gjithë të rinjët e komuniteteve pakicë për aplikim në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës. Në kuadër të kësaj fushate kjo drejtori do të vazhdojë takimet me qëllim të inkurajimit sa më të madh të rinjve dhe të rejave për tu bashkuar Policisë së Kosovës.”, shkruan në raportin policor.
Policia e Kosovës theksoi se ata i shërbejnë gjithë qytetarëve të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha minoritetet.
“Shfrytëzo këtë mundësi, apliko e bëhu pjesë e Policisë së Kosovës, jep kontributin për vendin tënd dhe shërbej komunitetit me të cilin jeton. Parandalo dhe lufto krimin!”, thuhet tutje në komunikatë. /FolDrejt/